Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje ka mbledhur sonte asamblistët dhe disa deputetë nga Mitrovica, për të diskutuar për Hartën Zonale.
Diskutimet erdhën pasi për të hënën kalimi i kësaj Harte është pikë e rendit të ditës, shkruan “Jepi zë”.
Nga informacionet brenda takimit, mësohet se u diskutua për tri orë, nga 18:00 kur nisi mbledhja dhe zgjati deri në orën 21:00.
Edhe pse takim i gjatë, nuk u mor ndonjë vendim. Nga “frika” se mund të dalë informacioni i vendimit të partisë, ai u shtye deri në ditën e seancës.
Kujtojmë se Harta Zonale është temë prej vitesh dhe tani po ngjallë zëra kur është afruar votimi i saj.
Sipas planit, Harta Zonale e mbush banesa zonën tek Liqeni, Bairin dhe Tavnikun.