Janë shoqëruar pesë persona në stacionin policor në veri të Mitrovicës për veprën penale “Sulm”.
Më 24 prill, rreth orës 02:00, dy vetura janë ndaluar tek përmendorja “Car Llazar” për shkak të një mosmarrëveshjeje në trafik. Dy persona kanë dalur nga vetura dhe kanë filluar të fjalosen dhe janë shtyer me duar.
Sipas njoftimit, i dyshuari është P.C. 31 vjeç dhe ankuesi N.J. 30 vjeç. Përveq tyre, u shoqëruan në stacion policor edhe tre dëshmitarë tjerë.
Bëhet e ditur se i dyshuari është liruar dhe rasti i është paraqitur Prokurorit të Shtetit.
“Rasti i është paraqitur Prokurorit të Shtetit dhe në konsultim me të është iniciuar rasti ‘Sulm’, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në arrestimin e personave që kryejnë apo tentojnë të kryejnë vepra penale.