E rëndë në Prekaz të Epërm: Degët e lisit e zënë gjatë prerjes – një burrë dërgohet urgjentisht në QKUK

Publikuar më:

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Prekaz i Epërm të Skenderajt, ku një burrë ka pësuar lëndime të rënda trupore gjatë prerjes së një lisi në një pyll të zonës.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, sot Lulzim Osmani, 43 vjeçar ka mbetur i lënduar kur, gjatë punës, është zënë nga degët e lisit që po priste.

Fillimisht, i lënduari është dërguar në Emergjencën e Skenderajt dhe më pas në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Pas ekzaminimeve fillestare, për shkak të dyshimeve për lëndim të boshtit kurrizor, ai është transferuar në QKUK në Prishtinë për trajtim të specializuar.

Burimet mjekësore bëjnë me dije se gjendja e tij është stabile, pavarësisht natyrës së rëndë të lëndimeve.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat kanë intervistuar të gjitha palët që ishin të pranishme në momentin e incidentit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.