Hetem Vrajolli, ish-shofer në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës, ka ngritur një sërë akuzash të rënda në drejtim të zëvendësministrit aktual, Shemsi Syla. Në një intervistë për gazetaren e Insajderit, Dijellza Preniqi, ai ka rrëfyer përjetimet e tij gjatë periudhës sa ishte në këtë detyrë, duke zbuluar detaje që, sipas tij, hedhin dritë mbi abuzime të mundshme me pozitën zyrtare, ndërhyrje të paligjshme dhe përdorim personal të resurseve shtetërore.
Vrajolli tregon se është punësuar në vitin 2021 si shofer në Ministrinë e Mbrojtjes, ku, sipas tij, ka pasur bashkëpunim të mirëfilltë me ministrin e atëhershëm, Armend Mehaj. Megjithatë, ai thotë se zëvendësministri, Shemsi Syla është një nga shkaqet kryesore që çuan në dorëheqjen e tij nga pozita.
Ndër akuzat më të rënda është edhe ajo se Syla ka qenë i përfshirë në një aksident me veturën zyrtare gjatë kohës që po drejtohej nga vetë ai. Ai thotë se për këtë ngjarje kishte mësuar vetëm tri javë më vonë, përmes një shoku. Për më tepër, Vrajolli pretendon se dëmet nga aksidenti janë mbajtur të fshehura dhe se si pasojë është dëmtuar edhe sistemi i rotacionit të veturës zyrtare.
Vrajolli ka zbuluar edhe një incident me një patrullë policie, ku pretendon se Syla ka ndërhyrë që t’i merrej patentë-shoferi. Sipas tij, zv/ministri, policit i kishte premtuar se do ta bënte kryetar i sindikatës së policisë nëse ndihmonte në këtë ndërhyrje.
Një tjetër incident i përmendur nga ish-shoferi ka të bëjë me përdorimin e automjetit zyrtar për qëllime personale, përfshirë një udhëtim në një zonë malore ku, sipas tij, Syla ka dashur t’u tregojë bashkëfshatarëve vendin ku kishte shërbyer si ushtar. Vetura, sipas rrëfimit të tij, është aksidentuar edhe gjatë kësaj vizite.
Vrajolli ka përmendur gjithashtu edhe përpjekje të mundshme të Sylës për të ndikuar në rekrutimin e pjesëtarëve serbë në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), me qëllim që të shërbente interesave të politikanit serb, Nenad Rashiq.
Me lot në sy, Vrajolli ka rrëfyer se të gjitha këto përjetime i kanë shkaktuar përjetime të thella dhe e kanë shtyrë të dorëzojë një kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Ai thotë se do t’i drejtohet edhe EULEX-it, duke shtuar se deri së fundmi kishte humbur telefonin ku mbante provat për të gjitha këto akuza.
Ai ka deklaruar se pas kërcënimit që kishte bërë ndaj Sylës, ky i fundit e kishte denoncuar në Polici. Por pala e denoncuar ka paraqitur ankesa për mënyrën se si është trajtuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Për të marr një përgjigjje në lidhje me këto akuza. Pasi ka dëgguar se për njërën nga akuzat e bëra nga Vrajolli, ai ka thënë se do të përgjigjet me shkrim se është i zënë. Por i njëjti deri në përgatitjes së intervistës (e gjeni në linkun poshtë) nuk ka kthyer përgjigjje.