Grenell me kritika të ashpra për Gjykatën Speciale: Ne po paguajmë për një gjykim farsë dhe raportim farsë

Publikuar më:

Një artikull i Radios Evropa e Lirë me seli në Kosovë, e ka revoltuar emisarin Richard Grenell.

Ky i fundit në një postim në rrjetin social ‘X’ ka kritikuar raportimin e REL-it, ndërlidhur me gjykimin që po zhvillohet në Dhomat e Specialiuara të Hagës.

Turp për Radion Evropa e Lirë (të financuar nga taksapaguesit amerikanë). Turp për Gjykatën e Hagës (të financuar nga taksapaguesit amerikanë). Kush po i redakton këta artikuj”, thuhet në hyrje të postimit.

Grenell ka kritikuar artikullin i cili shkruante “Prej dy vitesh, prokurorët kanë hetuar rastin e Hashim Thaçit”.

Grenelli ka shkruar se kjo nuk është e vërtetë. Sipas tij, Thaçi është arrestuar qysh prej vitit 2020.

“Tatimpaguesit amerikanë po financojnë Gjykatën e Hagës dhe Radion Evropa e Lirë. Ne po paguajmë për një gjykim farsë dhe për raportim farsë të gjykimit”, thuhet në postim.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.