Të shtëna me armë në Mitrovicë, policia jep detaje

Publikuar më:

Të shtëna armësh janë regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë.

Lidhur me rastin ka folur për “Jepi zë” zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili konfirmoi se nuk ka persona të lënduar nga ky incident.

“Rreth orës 20:55 policia ka pranuar informatën se në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit, nga të shtënat nuk raportohet për të lënduar”, tha Zahiti.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia është duke u marrë me rastin.

JU REKOMANDOJMË