Seksologu mesazh për kosovarët gjatë verës: Mos e shmangni seksin, i nxehti mposhtet me të nxehtë

Publikuar më:

Seksologu Hajrullah Fejza ka përçuar një mesazh tek publiku kosovar lidhur me marrëdhëniet seksuale përgjatë stinës së verës.

Fejza, në emisionin ‘Natë Vere’ të transmetuar në T7, ka bërë një analogji interesante teksa ka shpjeguar shkencërisht mënyrën e ftohjes së trupit pas aktit intim.

“Për shkak se jemi në verë, po iu them se edhe pse është nxehtë mos e shmangni seksin, sepse seksi është i nxehtë dhe është ajo formula që i nxehti mposhtet me të nxehtë. Pasi që të kryhet marrëdhënie seksuale, trupi ftohet dhe është në gjendje sikur të qëndrohet në një ambient me klimë”, ka deklaruar ai.

I njëjti ka folur edhe për divorcet dhe arsyet se pse po ndodhin, teksa ka thënë se marrëdhëniet seksuale janë çelësi në një lidhje.

“Nuk ka më divorce për shkaqe banale. Divorcet kryesisht po bëhen për shkak të mospërmbushje seksuale. Seksi është çelësi, u thy çelësi thehet edhe lidhja, nuk funksionon”, ka shtuar tutje Fejza.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.