Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, momenti kur Policia heq flamurin serb nga objekti

Publikuar më:

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në veri të vendit, në lidhje me dyshimet për kërcënime nga Qendra për Punë Sociale, që funksion si strukturë paralele/ilegale, ndaj disa qytetarëve një ditë para zgjedhjeve të 9 shkurtit. Tri qendra të tilla tashmë janë mbyllur.

Reporteri.net ka siguruar pamje ku shihen zyrtarët e Policisë së Kosovës duke larguar tabelat e flamujt e Serbisë që ishin të vendosur në hyrje të objektit.

“Ne fakt këta zyrtarë të qendrës për pune sociale e cila ishte një strukturë paralele/ilegale dyshohej se kanë thirr qytetarë të ndryshëm në telefon dhe nën formën e kërcënimit i kanë detyruar apo udhëzuar se si të votojnë duke i kushtëzuar ndihmat sociale me votën e tyre ne favor të një partie te caktuar politike e cila ishte në garë për zgjedhjet parlamentare në Kosove. Lidhur me punën tonë hetimore ne e kemi njoftuar Prokurorinë Themelore në Mitrovicë nga të cilët kemi kërkuar që të na lejohet kontrolli i këtyre qendrave me qellim te zbulimit të provave me të cilat do të vërtetohet saktë mënyra e veprimit te këtij aktiviteti të kundërligjshëm e që cilësohet si falsifikim i dokumenteve”, ka thënë Elshani.

Ai ka bërë me dije se kontrolli po vazhdon.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë e ka aprovuar kërkesën tone dhe e ka dërguar mandej kërkesën e vet për urdhër te kontrollit ne Gjykate gjë te cilën edhe e ka marr dhe tani jemi në kontroll te këtyre qendrave me urdhër te Gjykatës. Pas kontrollit të këtyre vendeve ne do te njoftojmë prokurorinë me te gjeturat e cila mandej do te vendos për hapat e mëtejmë”, ka deklaruar Elshani.

https://video.gjirafa.com/embed/480770245-9232201723535190-8750026849417684326-n?autoplay=true&c=1&am=true

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.