Bekim Haxhiu-Kamishi: Do ta fitojmë Mitrovicën

Publikuar më:

Deputeti i PDK’së Bekim Haxhiu ka folur për zgjedhjen e Memli Krasniqit kryetar të PDK’së. Haxhiu thotë se u realizua një proces demokratik ku gara ishte e hapur. Pjesëmarrja e vetëm një kandidati sipas tij, nuk do të thotë se s’ka demokraci në këtë parti.

Haxhiu në emisionin DPT te Fidani shpjegon atë që e quan ‘hezitim” prej të tjerëve për të garuar me Krasniqin.

“Memlin e kanë parë si kandidat të fortë”, thotë Haxhiu.

Por a mendon Haxhiu se Memli Krasniqi është kryetari i duhur për këtë parti?

“Është kryetar i PDK’së, është i duhuri pasi e kanë zgjedhur delegatët e Konventës, s’ka afera gjatë kohës sa ishte ministër”, thotë Haxhiu.

Haxhiu thotë se PDK’në e bën vlerë të luftës historia e saj dhe jo ata që e udhëheqin.

Por çfarë rezultati pret Haxhiu nga zgjedhjet lokale të tetorit.

“Unë mendoj shumë, që qytetarët janë duke e parë mashtrimin që ka ndodhur më 14 shkurt. Çdo ditë e kësaj qeverie po e dëshmon se të gjitha premtimet e Kurtit dhe VV’së para 14 shkurtit kanë qenë mashtrim”, tha Haxhiu.

“Presim me shku në balotazh e pastaj me fitu Prishtinën dhe Mitrovicën. Presim me rikthy Prizrenin. Kemi me mbajt Drenasin, Ferizajin. Shtimen e fitojmë”, tha Haxhiu.

Sipas Kamishit, e gjithë kjo bazohet në sondazhet e brendshme të PDK’së. Ka qenë edhe gazetari Valon Syla, i cili tha dje se Mitrovicën do ta fitojë PDK-ja.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.