Dy nxënësit që u përleshen me thika dyshohet se konfliktin e nisen për femra

Publikuar më:

Dy nxënës të shkollës së mesme të mjekësisë në Mitrovicë hesapet i qëruan midis qendrës së qytetit.

Dy nxënës të shkollës  “Xheladin Deda”, paraditen e djeshme u përleshën mes vete në sheshin “Skënderbeu” të Mitrovicës.

“Jepi zë” merr vesh nga burimet brenda shkollës se viktima është A.H kurse dorasi. V.V.

Burimet e redaksisë marrin vesh se deri te konflikti ka ardhur për shkak të femnave apo më mirë të themi për nxënëse të klases.

V.V ka shkuar në klasen e A.H. ku edhe e ka të dashuren e rij në klasen e 11, por ky i fundit i ka kërkuar të mos rri me shoqet e klasës së tij.

Më vonë në pushimin e gjatë pas  fjalosjes  mes tyre u përdor edhe thika, si pasojë e së cilës A.H. mori lëndime, për çka u dërgua në spitalin.

Burime të “Jepi zë” marrin vesh se dorasi edhe më herët ka shkaktuar probleme edhe në gjimnaz, objekt që gjendet afer shkollës së mjekësisë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.