Balldëska e Bujar Dugollit merr pozitë të lartë në KEK

Publikuar më:

Punësimet familjare kanë qenë një nga kritikat që ka marr më së shumti Qeveria Kurti 2. Dyshimet për avancime familjare janë edhe në Zyrën Ligjore të KEK-ut.

Mësohet se motra e gruasë së Bujar Dugollit, Fjolla Bujupi-Aliaj është bërë u.d e Kordinatores së Zyrës Ligjore.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i KEK-ut për media, Skender Bucolli.

“Në lidhje me pyetjet e parashtruara Ju bëjmë me dije se znj. Fjolla Bujupi—Aliaj, ka qenë këshilltare ligjore dhe tani është duke ushtruar detyrën e koordinatorit/es në zyrën ligjore”, u shprehë ai.

Fjolla Bujupi-Aliaj e ka motër Mimoza Dugollin që është bashkëshortja e analistit të njohur, Bujar Dugolli. Analisti televiziv, Bujar Dugolli është një përkrahës i madh i Lëvizjes Vetëvendosje. Po ashtu ai është vëllai i deputetit të LVV-së, Enver Dugolli.

Në kërkimet e bëra në Facebook del që Bujupi-Aliaj është edhe shoqja e shkollës fillore të kryeparlamentarit, Glauk Konjufca. Fjolla Bujupi-Aliaj do të jetë u.d e Kordinatores deri në shpallje të konkursit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.