Dy serbë arrestohen në Leposaviq, hynë ilegalisht në territorin e Kosovës

Publikuar më:

Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas serbë në Zernosek të Leposaviqit. Ata dyshohen për kalim të paautorizuar të kufirit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Policia e Kosovës përmes raportit ditor, ku thuhet se dy të dyshuarit ishin në një veturë me targa të Serbisë.

“KALIM I PAAUTORIZUAR I KUFIRIT- Zernosek, Leposaviq 07.09.2024, 22:45. Njësiti policor ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë në të cilën gjendeshin dy të dyshuar meshkuj serb shtetas të Serbisë të cilët kanë hyrë nëpër rrugë ilegale nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.