Përveç në rënien ekonomike, Pandemia si duket ka ndikuar edhe në uljen e çmimit të pazareve politike.
Asamblisti i VV-së që nga audienca e “Jepi zë” njihet si I.T, është “shitur lirë” pasi, për një votë të Këshillit të partisë, pranoi detyrën e drejtorit të shkollës.
I pispillosur dhe me një veshje me farmera poshtë e lartë që më shumë iu shkon nxënësve të shkollës që ai drejton, I.T u shfaq ditë më parë si U.d i drejtorit të Musa Hotit.
Ai nisi detyrën me izë nga lartë, duke marrë në drejtim një shkollë me nam në qytet.
Pazari u realizua për votën që ka I.T në Këshill të partisë, organ ky që vendos për kandidaturën për kryetar.
E me këtë rast, ka vazhduar kapja e shkollave me militantë partiakë nga qeverisja e VV-së në Mitrovicë.
Ndonëse në planprogramin e partisë arsimi zë vend të veçantë dhe flitet për reformë, politizimi i Musa Hotit ndodhi sikur në kohën që VV-ja e quante “koha e PDK-së”.
Sidoqoftë, katrahura në arsim nuk daton rishtazi në Mitrovicë, pasi thuajse çdo konkurs ka dështuar së fundmi dhe ka disa gjoba për shkelje ligjore.
Duhet theksuar se para disa ditësh u shkarkua drejtori i Arsimit Ismet Ferizi, dhe në vend të tij u emërua Skënder Avdiu, njeriu që udhëhoqi me shkollën “Musa Hoti” deri para disa ditësh.