Zhduket një grua, burri njofton Policinë: Po e priste një veturë në rrugë

Publikuar më:

Foto ilustruese

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar dje edhe një burrë në Viti, i cili ka raportuar se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk di gjë për fatin e saj.

Sinjali mëson se 33-vjeçari ka deklaruar se bashkëshortja ka dalë nga shtëpia të hënën dhe sipas tij, dyshohet se një veturë e ka pritur në rrugë. Ai ka pritur që gjatë kësaj kohe do të marrë informacione për vendndodhjen e 24-vjeçares, mirëpo e njëjta s’është lajmëruar më.

Denoncimi i bashkëshortit ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e gruas dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.