E rëndë: Gjendet i vdekur në rrugë një 29 vjeçar, ngjarja konsiderohet e dyshimtë

Publikuar më:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Shefqet Shkupi”.

Sipas informacioneve të para, i ndjeri dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij.

Siç merr vesh Sinjali, 29-vjeçari ka ndërruar jetë në afërsi të objektit ku banonte.

Njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin mjekësor. Pas dërgimit në QKUK, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

JU REKOMANDOJMË