Disa serbë s’po mund të gjejnë qetësi as në kafene. Disa prej tyre u bënë “llom” në Zubin Potok.
Një burrë ka raportuar në Polici se një tjetër serb e ka sulmuar fizikisht.
Sipas raportit policor, rrahja ka ndodhur teksa po qëndronin në një kafene në Zubin Potok.
“Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, ka njoftuar Policia.
I dyshuari për sulmin gjendet ende në arrati, e Policia njofton se rasti ndodhet në hetime.






