Rrahje afër Stacionit të Autobusëve në Mitrovicë: Një person rrah një tjetër, ia nxjerr armën dhe zhduket

Publikuar më:

Sot rreth orës 10:30 ka ndodhur një përleshje fizike, ku u lëndua një person.

Siç mëson Gazeta “Jepi zë”, një person ka rrahur një tjetër e madje edhe i ka nxjerrë armën.

Pasi goditi dhe i nxori armën, personi i dyshuar u zhduk nga vendi i ngjarjes.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për “Jepi zë”, duke thënë se po intervistohet viktima ndërkaq i dyshuari vazhdon të mbetet në arrati.

JU REKOMANDOJMË