Pretendimet e KB Prishtinës për të akuzuar KB Trepçën për tentim të korruptimit të referëve grekë shkuan huq.
Pasi nga vetë kryetari i Federatës së Basketbollit u tha se personi që kishte kontaktuar referët nuk kishte pozitë në KB Trepçë, vetëm vinte nga Mitrovica, shkruan Jepi zë.
Madje ai kishte kërkuar ta kurdiste vetëm një çerek, jo gjithë ndeshjen në favor të KB Trepçës, dhe kjo bën të kuptohet se kishte të bënte me bast.
Ndërsa ndryshimi i orarit të ndeshjes së fundit, duke e vendosur në ditën e diel, ka bërë që prishtinasit të mos e presin mirë duke u ankuar sërish në KB Trepçën dhe federatë, shkruan Jepi zë
Njëra nga arsyet mund të jetë edhe mungesa e publikut, pasi shunë qytetarë mund të ikin për vikend, dhe për këtë kryetari i klubit prishtinas, Blerand Stavileci ka nisur qysh tani ftesat në rrjetet sociale për pjesëmarrje të publikut.

Në njërin nga postimet e tij shkruhet késhtu:
“PRISHTINË, ta ha loçkën!
E bardhë si bora, E PASTËR SI LOTI”








