Sot është mbajtur seanca e kuvendit komunal.
Kryetari i Mitrovicës gjatë kësaj seance, ua ka shpërndarë asambleistëve të gjitha borxhet që ka paguar ekzekutivi, shkruan Jepi zë.
Ky dokument u pranua nga të gjithë asamblistët e Kuvendit Komunal.
Dokumenti zyrtar përmban mbi 6 milion € të pagesave të borxheve të trashiguara nga qeverisja e kaluar data e pranimit të fatures dhe data e pagesës edhe disa të tjera të cilat presin të ekzekutohen.
Ajo që bie në sy është borxhi edhe ndaj motrës së tij, Xhevrije Bahtiri, borxh të cilin e pagoi qeverisja e Bedri Hamzës.
Borxhe u mbeti edhe agjensionit të autobusëve Ariani, kompanisë Lirigzoni, KEDS, UNITET, Telekom, dhe shumë subjekteve dhe individëve tjerë.
Kujtojmë se më 7 dhjetor të këtij viti ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri në një studio televizive deklaroi se nëse Bedri Hamza i ka paguar 6 milionë borxhe, ai do ia fali gjithë pasurinë dhe nuk do vije më kurrë në Kosovë.
“Jepi zë” ka siguruar të gjitha borxhet që sot u prezentuan në Kuvendin Komunal










