Mëngjesi i sotëm nisi tragjikisht m një aksident me fatalitet në fshatin Novosellë të Pejës, ku humbi jetën një person dhe u lënduan tre të tjerë.
Në mesin e tyre është edhe një zyrtare policore, e cila është lënduar rëndë dhe po dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin. Tre të lënduarit janë dërguar në QKUK, ndërsa tashmë Sinjali ka mësuar detaje të reja.
Burimet nga QKUK kanë bërë me dije se policja e lënduar rëndë në këtë aksident është Hanife Lajqi, e cila sipas informacioneve të para do të hetohet për shkaktimin e këtij aksidenti me fatalitet.





