Vetëm për 12 orë, Policia e Mitrovicës dënoi 93 qytetarë për shkelje të masave

Publikuar më:

Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës ka zhvilluar sot një aksion për zbatimin e masave anti COVID-19.


Aksioni rezultoi me shpërndarjen e 93 gjobave për shkelësit e masave anti-COVID, shkruan “Jepi zë”.

Policia thotë se aksioni u realizua që nga ora 07 e mëngjesit deri në orën policore.

“Njësitet policore në kuadër të  Drejtorisë Rajonale,  Mitrovicë-Jug, gjatë  ditës së sotme  kanë vijuar me zbatimin e masave kundër -Covid 19. Sot në intervalin kohor 07:00–19:00, policia ka shqiptuar 93 gjoba. Të gjitha këto në përputhje me vendimet e  institucioneve shtetërore për  parandalim të përhapjes së pandemisë”, ka thënë Avni Zahiti.

Duhet theksuar se Stacioni Jugu ka realizuar aksion edhe para disa ditësh, ku u dënuan dhjetëra qytetarë që shkelën orën policore.

JU REKOMANDOJMË