Raportohet për plan të strukturave serbe për ta sulmuar KFOR-in e EULEX-in

Publikuar më:

Serbia përmes strukturave të saj ka planifikuar eskalimin e situatës së sigurisë ne veri të vendit tonë.

Në kuadër të atij plani, per të cilin ka kuptuar KosovaPress, është provokimi me sulme nga eksponentë të krimit të organizuar të lidhur me strukturat e sigurisë dhe politike në Serbi ndaj Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të KFOR-it në veri. Sipas planit, pjesë e targetit per sulm mund të bëhen edhe pjesëtarët e EULEX-it.

KosovaPress mëson se qëllimi i planit ështe përshkallëzimi i situatës përmes incidenteve të inskenuara te cilat do te çonin në një konflikt të hapur mes Policise dhe KFOR-it ne njeren ane dhe eksponenteve serbo-ruse ne anën tjeter, ku keta të fundit shpresojne ne mbështetien e elementeve ushtarake nga Serbia përmes rrugëve ilegale në veri.

Per këte qellim, thuhet se Serbia ka rekrutuar grupe të rinjsh ne veri, per perfshirjen ne skenaret e saj. Ata jane pjese e grupit kriminal të ashtuquajtur “Severna Brigada” e cila dyshohet per perfshirje në shume aktivitete kriminale atje, perfshire edhe djegien e veturave të serbève të veriut.

Disa prej drejtuesve të saj kane njohje personale me presidentin serb Aleksander Vuçiq, sikurse Vladimir Radivojeviç i njohur me nofken “Mami” nga Zvecani.


Se KFOR-i dhe pjesetarët e saj janë cak i ketyre grupeve tregon edhe veprimi i dates 26.08.2022, kur ata kishin monitoruar dhe fotografuar pikat statike të KFOR-it ne veri, dhe i kishin publikuar të shogeruara edhe me koordinata dhe sipas shtetit qe i perkasin.

KosovaPress mëson se personat e përgatitur për të sulmuar institucionet e sigurisë së lartcekura janë:

Vladimir Radivojeviç i njohur me nofkën “Mami” ka njohje të drejtpërdrejta me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.Në takimin e Rashkës të mbajtur me datë 13.10.2021, pas fjalës së Vladimir Radivojeviç, presidenti serb iu kërkon diskutuesve të prezantohen, duke thënë se “ate e njoh” duke iu referuar “Mamit”.
Vladimir Radivojeviç “Mami” ka lidhje të shumta politike dhe me grupe te ndryshme kriminale ne veri te vendit. Ështe pjesë e tifozeve “Delije” nga Zveçani.


Aleksandar Jevremovic nga Leposaviqi i cili eshtë nipi i ish ministrit serb Goran BOGDANOVIC.

Ky se bashku me pjesetarin e VBA Marko Vukasinoviç drejton nje grup personash ne Leposaviq te cilët prezantohen edhe si “Mbroitie Civile”, derisa veprojnë nga lokali “Mistik” ne Leposaviq.

Uglesa Jarediç, ish komandant i Njesisë së Reagimit të Shpejte të Policise së Kosovës per veri, i integruar nga strukturat e MUP-it, që muaj më parë ka dhënë dorëheqje nga Policia e Kosoves eshtë i përfshire në këto plane. Ai me parë ka qenë edhe pjesë e Xhandarmerisë serbe.

JU REKOMANDOJMË