Kosovarët po ankohen e po ikin, por indiani që erdhi të punojë në Mitrovicë shprehet i kënaqur: Është shumë mirë në Kosovë

Publikuar më:

Mungesa e fuqisë punëtore në Kosovë detyroi kompaninë “Viprint” nga Mitrovica të marrë punëtorë nga jashtë.

Kjo kompani i ka siguruar disa punëtorë nga Bullgaria, Turqia dhe India.

Njëri nga punëtorët që erdhi nga India i cili ka disa muaj që i është bashkuar kompanisë “Viprint” është shprehur i kënaqur me kushtet e punës.

“Është shumë mirë në Kosovë. Ndihem mirë në vendin e punës”, ka thënë ai për REL.

“Punoj në sektorin e printimit. Na është ofruar akomodim dhe pagë e mirë”, thotë 32-vjeçari, pa specifikuar më shumë.

Sipas udhëheqësve të kompanisë që ka afro 60 punëtorë, paga sillet nga 400 deri në 1.500 euro, varësisht nga kualifikimi i një punëtori dhe puna që bën.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.