Një person ka raportuar në stacionin e policisë në Skenderaj një rast të zhdukjes.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, vajza e zhdukur sipas ankuesit ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Rasti është lajmëruar gjatë vikendit ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet.
Ankuesi ka njoftuar policinë po ashtu se nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.







