Një aksident ka ndodhur para pak minutash në magjistralen në drejtim të Mitrovicës nga Prishtina.
Deri tash nuk dihet nëse ka të lënduar, por dëshmitarët thonë se goditja ka qenë mjaft e rëndë, shkruan “Jepi zë”.
Sipas dëshmitarëve, Policia e as ambulanca nuk kanë arritur ende në vendin e ngjarjes.

As për shkaqet e aksidentit nuk dihet asgjë për momentin, por sot dukshmëria është më e ulët për shkak të shiut që ka nisur që nga mëngjesi.







