Aksidentohet vetura e autoshkollës, ndeshet me automjetin e parkuar

Publikuar më:

Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 14:20 në rrugën ‘William Walker’ në Prizrën, ku është përfshirë një veturë e autoshkollës.

Sinjali mëson se deri te aksidenti ka ardhur pasi instruktorja që po e ushtronte kandidaten për shofere, kishte humbur kontrollin mbi automjet dhe kishte goditur një veturë të parkuar.

Si pasojë e aksidentit, përpos dëmeve materiale, lëndime ka marrë instruktorja e cila është dërguar me autoambulancë për në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se gjendja e saj shëndetësore është stabile dhe e njëjta ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

JU REKOMANDOJMË