Tragjedia në Vinarc të Mitrovicës: 1 muaj paraburgim për 19 vjeçarin që dyshohet se shtyti në vetëvrasje të fejuarën

Publikuar më:

Vdekja tragjike e 19-vjeçares Betina Ymeri, nga fshati Vinarc i Epërm në Mitrovicë, ka tronditur vendin. Ajo dyshohet se kishte vendosur që t’i japë fund jetës së saj, për shkak të kërcënimeve serioze nga i fejuari i saj.

Ky i fundit u arrestua për shtytje në vetëvrasje, ndërsa sot ka dalë para Gjykatës, për caktimin e masës së sigurisë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se kërkesa për paraburgim ndaj Leotrim Shalës, i dyshuar për këtë rast është aprovuar. Gjykata ka vendosur që t’ia caktojë këtë masë të sigurisë në kohëzgjatje prej 1 muaji.

Shala po dyshohet për veprat penale ‘Shtytje në vetëvrasje’ dhe ‘Ndihma në vetëvrasje’.

Ndryshe, sipas informacioneve të para mbi këtë rast tronditës, vajza ka bërë vetëvrasje duke u varur në litar.

Ajo u dërgua pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës, mbrëmjen e 8 shtatorit. Mjekët konstatuan vdekjen e saj, teksa trupi i pajetë më pas u dërgua në IML për obduksion.

JU REKOMANDOJMË