Sulmi ndaj dy ushtarëve shqiptarë: Rusët po fotografonin prej dy ditësh uzinën e armëve, dyshohet të jenë agjentë

Publikuar më:

Dje janë sulmuar dy ushtarë shqiptarë nga tre persona të huaj që kishin hyrë në Shqipëri.

Detaje thera janë zbuluar nga ngjarja e ndodhur në Gramsh, ku dy shtetasit rusë dhe gruaja ukrainase tentuan të hyjnë në Uzinën e Përpunimit të Armëve.

Nga burimet është bërë me dije për gazetarin Igli Çelmeta se gjatë dy ditëve të mëparshme shtetasit rusë kanë bërë fotografime të uzinës nga larg.

Rusët sipas tyre kanë bërë vëzhgim të imtësishëm më parë dhe ditën e djeshme kanë tentuar të futen brenda.

Poashtu burime bëjnë me dije se Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) ka dyshime se shtetasit rusë dhe gruaja e ndaluar janë agjentë të shërbimeve sekrete ruse.

JU REKOMANDOJMË