Ndalet rryma, një grua kosovare lëndohet rëndë pasi ashensori ra me shpejtësi të madhe

Publikuar më:

Të premten në Fushë Kosovë është ndërprerë energjia elektrike, e për pasojë ashensori ka rënë poshtë me shpejtësi të madhe, derisa në të ishte një grua.

Policia njofton se gruaja ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe më pas është dërguar në QKUK.

Rasti është duke u hetuar, ndërsa është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Kujtojmë që ditëve të fundit Kosova është përballur me reduktime të energjisë elektrike.

Raporti i plotë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Fushë Kosovë  19.08.2022 – 23:55. Është raportuar se viktima femër kosovare deri sa ishte në ashensor nga ndërprerja e energjisë elektrike ashensori  ka rënë poshtë me shpejtësi të madhe. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK. Rasti është duke u hetuar.

JU REKOMANDOJMË