Hajnat po bëjnë “kërdi” në Mitrovicë: Sot në mëngjes plaçkitën free shopin e njohur ” Te Kirilla” përball Komunës

Publikuar më:

Në Komunën e Mitrovicës kohëve të fundit hajnat po bëjnë kërdi.

Shumë qytetarët në fshatra dhe qytet po ankohen nga vjedhjet sistematike që po kryhen nga hajnat, shkruan Jepi zë.

Sot në mëngjes, rreth orës 03:05 hajnat kanë plaçkitur free shopin e njohur në Mitrovicë, ” Te Kirilla”.

Në pamjet e siguruar nga “Jepi zë” shihen thyerja dhe shkatërrimi i lokalit që është bërë nga hajnat.

Sipas disa llogaritjeve, dëmi është rreth 1000 euro, ndërsa para dhe cigare të vjedhura janë 500 euro.

Ky lokal gjendet në qendër të Mitrovicë, më saktësisht përball Komunës, vend ku qarkullimi është i lart dhe i mbikqyrur nga shumë kamera, por për hajnat nuk ka qenë fare problem.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe Policia e Kosovës e cila po merret hetimet e rastit.

JU REKOMANDOJMË