Mitrovicasi rrahet keq, rrëzohet përtokë me grushte dhe grabitet

Publikuar më:

Një person është sulmuar dhe grabitur mbrëmë para mesnatës në Mitrovicë të Veriut, me ç’rast ka pësuar lëndime në kokë.

Viktima, A.H.m është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë, prej nga është njoftuar Policia e Kosovës.

Burimet e sinjalit kanë dhënë detaje se çfarë ka deklaruar 67-vjeçari kur është intervistuar nga njësiti policor. Ai ka thënë se derisa po kthehej në shtëpinë e tij, rreth orës 22:00, një person i kishte dalë në rrugë, ku e ka goditur në kokë dhe pasi i njëjti është rrëzuar e ka grabitur.

Sipas 67-vjeçarit, personi që e sulmoi ia mori 40 euro nga çanta e tij, raporton gazeta Sinjali.

Rasti është iniciuar si “grabitje” , me urdhër të prokurorit kujdestar.

JU REKOMANDOJMË