‘Kërset plumbi’ – Ky qytetar kërcënoi drejtorin e AgroKosova Holding për 3 hektarë tokë

Publikuar më:

Mbrëmë u raportua për kërcënimin e Bekim Krasniqit, drejtorit të kompanisë “AgroKosova Holding” e cila është nën administrimin e AKP-së, me seli në fshatin Shirokë të Suharekës. Krasniqi u kërcënua në zyrën e tij nga disa të dyshuar, të cilët e kanë uzurpuar pronën, që i përket kësaj kompanie.

Burimet e Sinjalit brenda Policisë kanë bërë me dije se njëri nga shtatë të dyshuarit që iu drejtua Krasniqit me fjalët se “Nëse në këtë pronë hyn dikush tjetër me punu, kërset plumbi”  është Muhamet Kurtishaj.

I njëjti ende nuk është kapur nga Policia e Kosovës, derisa dy të dyshuarit tjerë Sejdi Kurtishaj dhe Labinot Kurtishaj janë shoqëruar në stacion nga Policia dhe kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve.

Rasti ka ndodhur pasi Krasniqi ka ftuar të dyshuarit në zyrën e tij për të biseduar për 3 hektarë tokë që të njëjtit e kishin livruar, por që është pronë e “AgroKosova Holding”.

Drejtori i kompanisë rastin e ka denoncuar menjëherë dhe Policia ka arritur t’i shoqërojë në stacion dy nga të dyshuarit.

JU REKOMANDOJMË