20-vjeçari Erduan Sadiku është i riu që vdiq dje pas aksidentit me motor në Shipol

Publikuar më:

Sot, rreth orës 06:20 ka vdekur në QKUK, motoçiklisti që u përplas dje me një veturë në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Shipol të Mitrovicës.

Mësohet nga sinjali se personi që humbi jetën pas lëndime të marra në këtë aksident trafiku është 20-vjeçari, Erduan Sadiku.

I riu s’mundi t’u bëjë ballë plagëve dhe vdiq në QKUK, ku u dërgua për trajtim mjekësor.

Aksidenti në të cilin u përfshi motoçiklisti dhe një automjet ndodhi dje në orën 16:00, afër shkollës në Shipol.

JU REKOMANDOJMË