Një i ri përfundoi dje në QKUK pasi u aksidentua në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Shipol të Mitrovicës.
Fatkeqësisht, motoçiklisti që u lëndua në këtë aksident ka humbur jetën në spital.
Mediat përmes burimeve brenda QKUK-së kanë njoftuar se viktima ka humbur jetën rreth orës 06:30 të mëngjesit.
Aksidenti në të cilin u përfshi motoçiklisti dhe një automjet ndodhi dje në orën 16:00, afër shkollës në Shipol.






