Ekskluzive: Largohet nga puna serbi që punonte në Inspektorat, mori pjesë në protestat e Listës Serbe

Publikuar më:

Zyrtari në Mitrovicë Srecko Sofronijeviq është larguar nga puna.

Udhëheqësi i Divizionit për Kordinim në rajonin e Mitrovicës, Nexhat Fazliu ka bërë kërkesë për inicimin e procedurës disiplinore ndaj zyrtarit Sofronijeviq, shkruan Jepi zë.

Srecko Sofronijeviq kishte marrë pjesë në protestat e datës 13.10.2021 në veri të Mitrovicës, gjatë kohës kur ai do duhej të ishte në vendin e punës.

Fazliu ka treguar se zyrtari serb që nga ajo ditë nuk ishte paraqitur më në vendin e punës, duke mos iu lajmëruar telefonatave të tij.


Nexhat Fazliu ka vërtetuar përmes fotove të publikuara në media se Sofronijeviq ka marrë pjesë në protestë, me ç’rast ishte plagosur e pastaj ishte dërguar në Serbi për shërim ku ka qëndruar për një kohë të gjatë.

 

Sofronijeviq nuk ishte paraqitur në seancat e Komisionit disiplinor, përkundër ftesave të shumta.

Në dokumentin që ka siguruar “Jepi zë”, shihet se përveç shkeljeve tjera, ky i njëjti gjatë protestave shihet duke i sulmuar Policinë e Kosovës, për çka ka shkelur rëndë detyrimet e tij ligjore.

JU REKOMANDOJMË