Një person bie nga një objekt, dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar më:

Një person ka rënë nga një objekt në Prishtinë në lagjen ‘Lakrishte’ në Prishtinë.

Sipas burimeve të lajmi.net nga vendi i ngjarjes, personi që ka rënë ka pësuar lëndime të rënda.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe emergjenca, ndërsa i lënduari është dërguar menjëherë në spital.

Mediat kanë kontaktuar me policinë e Kosovës, por të njëjtit ende nuk kanë dhënë detaje për rastin.

 

JU REKOMANDOJMË