Policia ka arrestuar tre persona për veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Tre të dyshuarit u raportuan për vjedhje të naftës tek një antenë e IPKO-s në Suharekë, shkruan Jepi zë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet përkatëse dhe janë marrë veprimet e nevojshme ligjore.
Raporti i plotë i Policisë:
Arrestohen tre te dyshuar për veprën penale “Vjedhje e Rendë”
Prizren, 02 prill 202
Me datë 01 prill 2022,rreeth orës 21:00,Policia ne Suharekë ka pranuar një informatë se disa persona të dyshuar janë duke vjedhur naftë te antena e IPKO-s në vendin e quajtur “Nerezina” në Mushtisht te Suharekës .
Pas pranimit te informatës reagimi i menjëhershëm policor, kanë arrit qe patrullat policore ti ndaloi në flagrancë të dyshuarit :
J. A., i datëlindjes 1988 m/sh/k
R. A., i datëlindjes 1980 m/sh/k dhe
L. A., i datëlindjes 1998
Në vendin e ngjarjes kanë dal ekipet përkatëse policore dhe kanë ndërmarr te gjitha veprimet e nevojshme ligjore, ku ne cilësinë e provave materiale ka gjet dhe sekuestruar:
Gjithsej tridhjetë (30), bidon te mbushur me naftë në sasi rreth (600) litra.
Personat e dyshuar janë shoqëruar ne stacioni policor ,janë intervistuar dhe në konsultim me Prokurorinë kujdestar nafta iu është kthyer pronarit, kurse të dyshuarit janë ndalur në Qendrën e Mbajtjes për dyzetetetë (48) orë. Rasti është duke u hetuar!







