Dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Shtëpinë e Shëndetit në Skënderaj, pasi dyshohet se janë lënduar përderisa ishin duke lëvizur me traktor në pyll.
Sipas raportit të policisë, viktimat pas trajtimit mjekësor në Skënderaj, janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet tutje në raportin e Policisë.




