Vushtrriasi me kamion “merr me vete” kabllot e rrymës dhe rrëzon shtyllën, ajo bie mbi një veturë

Publikuar më:

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në Vushtrri i cili nga Policia është cilësuar si rrezikim i Trafikut Publik.

Policia bën të ditur se vozitës me kamion, nga pakujdesia ka kapur kabllot e rrymës dhe të postes, ku gjatë tërheqjes ka rrëzuar shtyllën, e cila ka goditur një veturë civile.

Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj (njëri i mitur) dhe një femër kosovar (e mitur), të cilët ishin në veturë.

JU REKOMANDOJMË