LAJMI I FUNDIT: Aksidentohet autoblinda e Policisë në Mitrovicë

Publikuar më:

Një automjet i blinduar i Policisë së Kosovë është aksidentuar para pak minutash.

Raportohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Frashër të Mitrovicë, ku blinda u ndesh me një veturë, shkruan “Jepi zë”.

Nuk ka të lënduar, mirëpo blinda i ka shkaktuar mjaft dëme veturës.

Vlen të theksohet se aksidenti ndodhi afër bazës policore në këtë fshat të Mitrovicës.

Ndryshe, sot “Jepi zë” ka publikuar pamje kur një numër i madh autoblindash të Policisë u nisën drejt Mitrovicës.

JU REKOMANDOJMË