“Djalin në fyt kena me ta pre”, kërcënohet me jetë polici Amir Hoxha

Publikuar më:

Polici që po vazhdon të jetë në suspendim, Amir Hoxha, është kërcënuar me jetë.

Përveç jetës së tij, Amirit i kanë kërcënuar edhe familjen, duke përfshirë edhe djalin e vogël, shkruan “Jepi zë”.

Gazeta “Jepi zë” ka marrë vesh nga burime brenda Policisë se kërcënimi u bë përmes një mesazhi në telefonin e policit Amir Hoxha.

“Je në vëzhgim që po han m*t në portale, familen kena me ta q* edhe djalin në fyt me ta pre, a po ndëgjon”, thuhet në mesazhin që pranoi zyrtari i suspenduar.

Gazeta ka provuar të flas edhe me policin Hoxha, por i njëjti ka refuzuar të deklarohet, duke thënë se për këtë çështje janë njoftuar organet.

Ndërkohë, “Jepi zë” mëson se rasti i kërcënimit është paraqitur në Polici, dhe Hoxha dyshon se lidhen me ngjarjet e fundit.

Kujtojmë se Amir Hoxha u suspendua pas një statusi në Facebook, ku ankohej për mosdhënien e shujtave për policë ndërkohë që kritikonte luksin e deputetëve me naftë.

Për suspendimin e Hoxhës kanë reaguar shoqëria civile, gazetarë dhe opinionistë, të cilët e kanë konsideruar si shkelje e të drejtave.

JU REKOMANDOJMË