Hajnat nuk kursejnë as faltoret, vidhet xhamia në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Publikuar më:

Një vjedhje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Milloshevë të Obiliqit.

Sipas një raporti të policisë në këtë objekt fetar është vjedhur divani i cili ndodhej në këtë xhami.

Personat e dyshimtë sipas raportit janë kujdesur që të vjedhin edhe kamerat e sigurisë të cilat ishin në këtë objekt.

Objektet fetare në disa raste janë cak i hajnave.

Raportet e policisë tregojnë që zakonisht janë vjedhur arkat ku qytetarët i deponojnë paratë e tyre për skamnorët.

JU REKOMANDOJMË