8 vetura u demoluan nga lisi që iu ra përmbi në Mitrovicë

Publikuar më:

Një lis i madh u rrëzua sot në Mitrovicë, duke dëmtuar kështu disa vetura.

Lisi ka rënë përmbi disa vetura të cilave u ka shkaktuar dëme të mëdha materiale por nuk ka lënduar askënd.

Kështu ka konfirmuar për “Jepi zë” zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se të dëmtuara janë gjithsej tetë vetura.

“Nuk ka persona të lënduar. Tetë vetura janë dëmtuar”, tha Zahiti për “Jepi zë”.

JU REKOMANDOJMË