70 persona në lokal e party deri në 1 të natës: Serbët në Mitrovicë nuk pyesin për masat e Qeverisë së Kosovës

Zëri qytetar

S’ka ku shkon më keq: Rruga e “Kovaçëve” në Mitrovicë e mbuluar me bërllok

­Problemi i mbeturinave në Mitrovicë vazhdon të jetë një ndër problemet kryesore të qytetit. Shumë rrugë në qendër dhe jo...

Punëtorët e Ujësjellësit “Mitrovica” në hall me pagat e tyre, menaxhmenti i ri po...

Në këtë kohë kur çmimet në vendin tonë po vazhdojnë të rriten, punëtorët e Ujësjellësit "Mitrovica", jo që nuk...

E dhimbshme: Varfëria e madhe në Mitrovicë, bën që fëmiu të shtrihet nga uria...

Një 14-vjeçar ka mbetur pa ndjenja para pak minutash në Mitrovicë. Nga fotografitë e dërguara nga një lexues në "Jepi...

Bankat torturojnë pensionistët: Që prej 4 ditësh mungojnë paratë në bankomate

Me datën 15 të muajit dalin paratë e pensioneve, rrjedhimisht shkaktohet radhe e gjatë tek bankomatet.   Mirëpo, kësaj here jo...

Skandaloze: Pas prerjes, sot po nxirren me rrënjë drunjtë shumëvjeçar për t’u liruar parkingjet

Drunjtë shumëvjeçarë në qendër të Mitrovicës ishin shkurtuar ditë më parë, por vetëm prerja e tyre nuk kishte mjaftuar. Si...

Foto ilustrim

Edhe pse rregullat kundër pandemisë të vëna nga Ministria e Shëndetësisë ndalojnë aktivitetet e kafiterive dhe restoranteve pas orës 22:30 në mbarë territorin e Republikës së Kosovës, në veri të vendit këto rregulla nuk respektohen.


Kështu, të enjten mbrëma në kafiterinë “Knez” në veri të Mitrovicës, pronar i së cilës është Radosh Petroviq, “njerëz të fortë” kanë organizuar party me muzikë live deri pas orës 1:00 të mëngjesit, ndërsa ka pasur edhe rrahje mes vete, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, brenda lokalit kanë qenë më shumë se 70 persona, ndërsa edhe përkundër thirrjeve të qytetarëve për ndihmë për shkak të shqetësimit nga zhurma dhe muzika e lartë në orët e vona, organet kompetente nuk kanë reaguar.

“Po, mbrëmë gjatë natës kanë festuar ‘njerëz të fortë’ me muzikë live në “Knez” deri në orët e pasmesnatës. Nuk di çfarë kanë festuar saktë. Gjatë tërë kohës pjesëtarë të Kompanisë “Guard Vuk” kanë siguruar lokalin nga jashtë. Në një moment ka pasur edhe tension mes dy tavolinave, me ç’rast njëri prej pjesëmarrësve është qëlluar me grusht, por shpejtë kanë ndërhyrë të tjerët për ta qetësuar situatën. Në një moment tjetër, kam parë pjesëtarë të policisë që kanë ardhur para derës, por me të kuptuar për identitetin e të pranishmëve, ata nuk kanë intervenuar”, kanë thënë burimet.

I pyetur nga KosovaPress-i se kush janë ‘njerëzit e fortë’, njëri prej burimeve ka thënë se ata janë ‘peshq të mëdhenj të nëntokës nga veriu e nga Serbia, të cilëve as policia s’ju bën dot gjë”.

KosovaPress-i ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, për të kuptuar më shumë rreth kësaj ngjarje, por ai ka qenë i shkurtër në përgjigjen e tij.

“Nuk kam ndonjë raport zyrtar rreth këtij rasti”, ka thënë Radoviq.

Të fundit

Tërheqja e mjeteve nga Trusti sot shqyrtohet në Komisionin për Buxhet

Projektligji për Trustin do të trajtohet sot në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere. Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për fondet pensionale të...

Lajme të tjera