40 familjet skamnore që u vendosen në Frashër që dy muaj pa rrymë, kërkojnë nga Komuna të merren masa

Publikuar më:

40 familje nga Mitrovica u bënë me shtëpi në fund të muajit gusht të këtij viti.

Kjo u arrit falë projektit që u realizua nga humanisti Halil Kastrati në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës.

“Jepi zë” kishte raportuar ekskluzivisht në ditën kur u dorëzuan çelësat për këto familje.

Por edhe dy muaj më vonë, prej kur këto familje i gëzuan shtëpitë e tyre në lagjen Frashër, ende nuk është rregulluar rryma në këto shtëpi.

Një nga përfituesit e këtyre shtëpive ka thënë për “Jepi zë” se që dy muaj janë pa rrymë.

Sipas tyre, disa herë kanë bërë kërkesë në Komunë të Mitrovicës dhe në KEDS për instalim të rrymës por kjo kërkesë nuk është marrë parasysh ende.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.