35 vjeçari që vdiq në aksident në Rrugën e Kombit, është kosovar

Publikuar më:

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Milot-Morinë.


Fitor Ollomani është 35-vjeçari i cili ka mbetur i vdekur në aksidentin ku u përfshinë dy vetura.

Ai ishte prodekan në në Fakultetin e Filologjisë “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Sipas policisë, në vendin e quajtur “Ura me harqe”, një makinë “Benz” me drejtues shtetasin Z.L., dhe pasagjer shtetasin Gj.T., është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” që e drejtonte Ollomani, i cili humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Miqtë, të afërm dhe kolegë të Fitor Ollomanit kanë shprehur ngushëllimet me statuset prekëse në rrjetet sociale, ku zbulojnë se ai ishte nga qyteti i Kukësit dhe profesor.

“Nje aksident tragjik i ndodhur ne Milot, i ka marre jeten e Prof. dr. Fitor Ollomani, prodekan në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin “Fehmi Agani”në Gjakovë në moshen 35 vjecare. Vdekja e tij në moshen më të mirë na ka lënë të shokuar të gjithëve! Në emër të studentëve dhe stafit të UFAGj-së i shpreh ngushellime familjes, të dashurve, studentëve dhe tëgjithë të afermve! Pusho në paqe Profesor!”, shkruan një nga miqtë e tij.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.