30 ditë paraburgim për kosovarin që rrahu nënën

Publikuar më:

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit T.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.


“Fillimisht me datë 5 qershor, në Prizren, saktësisht në shtëpinë e përbashkët familjare, pas disa mosmarrëveshjeve paraprake, i pandehuri T.K., fillimisht e ofendoi nënën e tij dhe pastaj i është drejtuar me fjalët “dil jashtë, mos rri këtu,”. Pastaj e ka kapur për krahu dhe e shtrëngoi me forcë me qëllim për ta dëbuar jashtë shtëpisë, me të cilat veprime tek ajo ka shkaktuar shqetësim”.

“Ndërsa, me datë 07 qershor, pas disa mosmarrëveshjeve paraprake lidhur me jetën e tyre të përbashkët në familje, i pandehuri në gjendje të dehur e keqtrajtoi emocionalisht nënën e tij, me fjalët “po du vetë me jetu, kam me ju mbytë krejtve, ti shko në polici me më lajmëru, por unë kur të dal kam me ju mbytë krejtve”, ndërsa ndërmerr veprimin që ta keqtrajtojë fizikisht nënën, ajo kishte ikur në dhomën e saj”, thuhet në kumtesën e gjykatës.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.