Beteja e Koshares, njihet si një betejë historike që bëri kthesë të madhe në luftën e UÇK-së për lirinë e Kosovës, e cila identifikohet me thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar.
Triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet e Kosovës, të bashkuar në Brigadën 138, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani, bëri që të shembet muri qindravjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Prandaj ish-luftëtarët e kësaj beteje, luftën kundër forcave ushtarake e policore serbe në Koshare e konsiderojnë si një betejë historike të luftës së UÇK-së.
Sot pas 27 viteve, kujtojmë edhe sakrificën për liri të heronjve dhe luftëtarëve tanë që nga emigracioni iu përgjigjen thirrjes së atdheut në përpjekjet për liri e dinjitet.
Në këtë rrugëtim sigurisht edhe diaspora kosovare ka luajtur rolin e saj historik. Ajo ka ndihmuar dhe mbajtur gjallë rezistencën dhe frymën për liri të popullit të Kosovës.
Ata dhanë jetën e tyre, pa pyetur për moshë apo gjini që kishin, sepse ishin të bindur në qëllimet dhe veprimet e tyre siq janë; Agim Ramadani, Salih Çekaj, Xhemajl Fetahaj, Abaz Thaqi, Harun Beka, Besim Nuka dhe shumë dëshmorë të tjerë. Ata dhe bashkëluftetarët e tyre që sot janë gjallë, luftuan heroikisht, për të rilindur dhe merituar përjetësinë.
Kosharja është vendi i lavdisë dhe i krenarisë kombëtare, aty ku pushojnë eshtrat e 114 Dëshmorëve dhe Heronjve të Kombit.
Atje, është vendi ku ndryshoj historia, është emocion për të gjithë sepse, aty u thyen turpërisht forcat okupatore, aty luftuan djemtë dhe vashat nga e tërë Kosova, shqiptaria dhe vullnetarë nga vende të tjera,shkruan jepizë Kjo Betejë lavdishme është simbol i unitetit, i bashkimit dhe të krenarisë. Ishte njëra ndër hallkat më të fuqishme në zinxhirin e pakëputshëm të historisë kombëtare dhe si e tillë do të përkujtohet gjithmonë ndër shqiptarë.
Jehona e Betejës së Koshares pati një ndikim të veçantë në ide, mendim e veprim, e sidomos në atë moral si faktor kryesor, në zhvillimin e arritjen e suksesit luftarak. Kjo betejë krijoi kushte të reja furnizimi, jo vetëm për Kosharen, por për të gjitha zonat e tjera operative në thellësi. Njëherit, ka dhënë shembullin më tipik se si duhet dhe si mbrohet atdheu. E cila vishet me një rëndësi historike për nga përmasat e saj, mënyrën e organizimit, suksesin e arritur dhe terrenin e zhvilluar.





