20 euro një klient – paraburgim për kosovarin që ia mundësoi një gruaje të merret me prostitucion

Publikuar më:

Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit L.B., i cili dyshohet se i ka gjetur vazhdimisht klientë për t’u marrë me prostitucion një gruaje.

Sipas njoftimit të Gjykatës, L.B., fillimisht kontaktonte me klientë të ndryshëm, paraprakisht dakordohet për shumën prej 20 euro, të cilat i merrte për vete si ndërmjetësues.

“I pandehuri fillimisht kontakton me klientë të ndryshëm, paraprakisht dakordohet për shumën prej 20 Euro, të cilat i merrte për vehte si ndërmjetësues e më pas i njëjti i vë në kontakt me të dëmtuarën, të cilët më pas takoheshin nëpër hotele të ndryshme.”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën veprat penale mundësimi ose detyrimi në prostitucion, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.