2 euro “gjobë” kushdo që përmend fjalën “COVID” në një kafene

Publikuar më:

Një kafene në Irlandë ka vendosur të tarifojë klientët e saj çdo herë që përmendin fjalën “COVID”.

Ata vendosën një filxhan plastik në lokal, në të cilin klientët duhet të vendosin dy euro sa herë që përmendin fjalën “COVID”.

Menaxheri i Alt Bar, Christopher Moore, ka thënë se në këtë mënyrë deri më tani janë grumbulluar 280 euro dhe se të gjitha të ardhurat do t’i dhurohen spitalit lokal në Donegal

“Ndërsa i shërbejmë mysafirëve dhe qëndrojmë në tryezën e tyre, dëgjojmë bisedat e tyre dhe e dimë se për çfarë po flasin të gjithë. Çfarëdo që fillojmë të flasim, tema është gjithmonë historia e virusit. Ne donim të ndryshonim atmosferën dhe t’i inkurajonim njerëzit që të flasim për gjëra të zakonshme”, deklaroi Moore për RTE.

“Gjithçka filloi si argëtim dhe u kthye në një mënyrë të shkëlqyer për të mbledhur fonde për të sëmurët. Ne po mbledhim para për të ndihmuar spitalin e Donegal dhe çdo donacion do të ndihmojë”, shtoi ai.

Moore tregoi se të ftuarit tani po përpiqen të “mashtrojnë” miqtë e tyre, ndaj është bërë edhe lojë edhe festë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.